All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bochum kthen Bayernin 50 vite mbrapa

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 17:38 | Futboll
Bochum kthen Bayernin 50 vite mbrapa
All - Paragraf - 1

Bochum ka bërë atë që Bayern Munchen nuk e kishte provuar prej gati 50 vitesh.

Ekipi modest i ka shënuar 4 gola në një pjesë bavarezëve, gjë që nuk ndodhte që nga viti i largët 1975, kur Eintracht Frankfurt i shënonte Bayernit 5 gola në 45 minutat e para.

All - Paragraf - 3

Sigurisht që kur Robert Lewandowski kaloi në avantazh ekipin e drejtuar nga Naggelsmann, që në minutën e 9, askush nuk e priste që Bochum të përmbyste rezultatin me goleadë, por pikërisht kjo gjë ndodhi, me Antwi-Adjei, Locadia, Gamboa dhe Holtmann që shkaktuan befasinë e ditës në Bundesligë.

Në pjesën e dytë, Bayern u mundua të kundërpërgjigjej, por vetëm Lewandowski me një tjetër gol, nuk mjaftoi.

Bavarezët ruajnë gjithsesi vendin e parë me 9 pikë avantazh ndaj Borussia Dortmund, që ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos