
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes përmes një postimi në rrjetet sociale.
Duke rikujtuar se këto festa nuk do të jenë normale për shkak të pandemisë, shefja e BE, tha se shumë shpejt do të nisim t’i kthehemi jetës së mëparshme me vaksinën që tashmë ka mbërritur në Europë.
“Kjo është një Krishtlindje ndryshe. Por kam një mesazh shprese: Së bashku mund ta mundim këtë virus. Pas dy ditësh do të nisë vaksinimi në të gjithë Bashkimin Europian. Dhe gradualisht do të jemi në gjendje t’i kthehemi jetës normale. Deri atëherë të jemi të kujdesshëm”, shkruan Von Der Leyen. (A2 Televizion)