Bomba 350 kg asgjësohet në brigjet skoceze

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 12:53 | Bota

Peshkatarët skocezë u detyruan të njoftojnë Marinën Mbretërore pasi një minë gjigante e periudhës së Luftës së Dytë Botërore kishte ngecur në rrjetat e tyre.

Ekipet xheniere mbërritën menjëherë në brigjet e Clyde dhe bënë të mundur asgjësimin e minës gjermane, e cila kishte brenda saj rreth 350 kg eksploziv.

Ata konstatuan se bomba nuk mund të çmontohej dhe për këtë arsye larguan dhe grupin e anijes së peshkimit që e kishte gjetur atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos