Reagimi i Iranit pas vrasjes së shkencëtarit, nuk do lejojë më inspektorët e OKB

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 10:45 | Bota
Reagimi i Iranit pas vrasjes së shkencëtarit, nuk do lejojë

Parlamenti i Iranit miratoi së fundmi një ligj të ri, i cili detyron qeverinë të mos lejojë më inspektorët e OKB-së të hyjnë në vend për të kontrolluar bazat ku bëhet pasurimi i uraniumit.

Sipas këtij ligji, edhe pasurimi i uraniumit mund të shkojë deri në 20%, disa herë më lart nga vlera 3.67% që ishte caktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

I gjithë ky reagim pompoz i shtetit islamik, vjen në formë presioni ndaj fuqive të mëdha të cilave iu kërkon heqjen e sanksioneve brenda 2 muajsh dhe pas vrasjes së shkencëtarit kryesor të programit bërthamor.

Mohsen Fakhrizadeh u ekzekutua disa ditë më parë në makinën e tij, rrugës për në Teheran, në një atentat ku dyshohet se u përdorën armë të kontrolluara në distancë dhe për të cilin akuzohet Izraeli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos