Një çift që kthehej nga pushimet në Havai u arrestua, pasi udhëtuan bashkë me fëmijën e tyre 4-vjeçar, pavarësisht se kishin rezultuar pozitivë për Covid-19.
Sipas autoriteteve, Wesley Moribe dhe Courtney Peterson akuzohen për rrezikim të jetës nga pakujdesia, të shkallës së dytë.
Zëdhënësi i policisë tha se Moribe dhe Peterson hipën në një avion të United Airlines nga San Francisco të dielën, pavarësisht se e dinin që të dy kishin rezultuar pozitiv për koronavirus.
"Ne vazhdojmë të kërkojmë nga vizitorët dhe banorët që të ndjekin rregullat dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Covid-19", tha shefi i policisë, Todd Raybuck në një njoftim për shtyp. (A2 Televizion)
