Inteligjenca Amerikane: Kina ka vënë në shënjestër ekipin e Biden

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 12:36 | Bota
Inteligjenca Amerikane: Kina ka vënë në shënjestër

Pekini ka shtuar përpjekjet për të ndikuar administratën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara.

Agjentët kinezë kanë marrë në shënjestër personelin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, përfshirë personat më të afërt të ekipit të tij. Konfirmimi ka ardhur nga William Evanina, shef i kundërspiunazhit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, gjatë një diskutimi në institutin Aspen.

Në të njëjtin panel, John Demers, shef i divizionit për sigurinë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë, tha se qindra kërkues kinezë me lidhje me forcat e armatosura të vendit të tyre janë identifikuar nga FBI gjatë verës.

Sipas tij, kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi dyshohen se mijëra të tjerë kanë arritur të largohen nga SHBA. Deamers tha se kërkuesit kinezë kanë kapacitet dhe vullnet për të çuar përpara aktivitete spiunazhi politik dhe ekonomik, si dhe aktivitete të tjera armiqësore. Raportimi vjen nga mediat ndërkombëtare.

BBC shkruan se Evanina tha në diskutimin virtual të institutit Aspen, se Kina ka tentuar që të ndërhyjë në përpjekjet e SHBA-së për të zhvilluar vaksinën ndaj koronavirusit dhe zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ndërkohë, “New York Times” shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë vënë në zbatim rregulla të reja për të kufizuar udhëtimet e miliona funksionarëve të Partisë Komuniste Kineze dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Pekini zyrtar reagoi ndaj këtij zhvillimi duke e konsideruar një përshkallëzim të represionit politik nga disa forca antikineze në Amerikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos