Vaksina për koronavirusin, Von Der Leyen: Të shmanget gara mes superfuqive

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 09:01 | Bota
Vaksina për koronavirusin, Von Der Leyen: Të shmanget gara mes

Bashkimi Europian propozon qe vendet e pasura të negociojnë me kompanitë farmaceutike dhe të parapaguajnë për zhvillimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Sipas presidentes së Komisionit Ursual Von Der Leyen, kështu do të shmanget gara mes superfuqive për vaksinën.

Bashkimi Europian kërkon të bindë partnerët e vet ndërkombëtarë për të blerë bashkërisht vaksinat kundër koronavirusit të ri. “Kur luftojnë një pandemi globale nuk ka vend të themi “unë i pari”. Europa nuk është një ishull i veçuar. Ekonomitë tona janë të ndërlidhura,” tha ajo.

Një samit global mbi strategjitë e vaksinave është planifikuar të zhvillohet më 27 qershor pas një fushate për mbledhjen e fondeve të domosdoshme për zhvillimin dhe blerjen e vaksinës për vendet më të varfra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos