Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Zaev jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 23:00 | Ballkani
Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Zaev jep

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet vendore në vendin fqinj të partisë së tij, Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë.

“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, ishin fjalët e tij.

https://a2news.com/2021/10/31/lideri-i-vmro-filloi-ndryshimi-vendi-do-te-shkoje-ne-zgjedhje-te-parakohshme/

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, ka shtuar Zaev.

Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut po japin verdiktet e tyre në qytetet kryesore, që ka konfirmuar në përgjithësi një fitore të kandidatëve të mbështetur nga VMRO-ja para atyre të LSDM-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/31/zgjedhjet-vendore-ne-maqedonine-e-veriut-fitojne-vmro-dhe-kandidatet-e-pavarur-kasami-merr-tetoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos