Plaçkitja e ambasadës së Koresë së Veriut në Madrid, autorët kontaktuan FBI

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 17:35 | Bota

Një organizatë e përkushtuar në rrëzimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mori autorësinë për një operacion të zhvilluar në ambasadën e vendit komunist në Spanjë.

Mbrojtja Civile Cheollima, një grup i vetëshpallur për të drejtat e njeriut, u largua nga selia diplomatike duke marrë me vete telefona, një hard disk dhe disa kompjuterë. Grupi në fjalë mohon të ketë përdorur dhunë në incidentin e 22 shkurtit, duke thënë se nuk ishte një sulm. Megjithatë Gjykata e Lartë e Spanjës tha se 10 agresorët prangosën, goditën dhe morën në pyetje stafin e ambasadës. Mbetet ende e paqartë pse u zhvillua ky aksion.

Cheollima shkruan në internet se i është përgjigjur një situate urgjente në ambasadën e Madridit. Ndërkohë, gjykata e lartë e Spanjës tha se një nga dhjetë personat që hynë me forcë në selinë diplomatike, kontaktuan Byronë Federale të Hetimit në Shtetet e Bashkuara.

Një gjë e tillë u pranua dhe nga autorët, të cilët saktësuan se ndanë informacion shumë të vlefshëm me FBI dhe inteligjencën amerikane. Operacioni ndodhi disa ditë përpara samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos