Lewis Hamilton ka triumfuar edhe në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në Formula 1, ndërsa Max Verstappen u rendit i dyti edhe pse u penalizua me 5 sekonda pasi i preu rrugën në një kthesë britanikut.
Piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, kapi podiumin në finish ku arriti të parakalojë Esteban Ocon, i cili u rendit i katërti.
Në Jeddah u zhvillua një garë me shumë tension, me disa aksidente, me pilotët që iu desh të realizonin tre herë nisje për shkak të ndërprerjeve.
Pas kësaj gare, Max dhe Lewis do të shkojnë në Abu Dhabi me pikë të barabarta 369.5 secili, ku do të vendoset edhe titulli i këtij sezoni. (A2 Televizion)