
Çmimi i Madh i Arabisë Saudite premton spektakël ditën e nesërme, me një Lewis Hamilton që nuk ka asnjë dëshirë që t’i lëshojë fronin rivalit Max Verstappen.
Britaniku i Mercedes mori edhe sot pole position, përballë shokut të ekipit Valtteri Bottas dhe pikërisht rivalit holandez të Red Bull. Por ky nuk ishte lajmi i vetëm i mirë për kampionin e botës.
Verstappen ishte protagonist i një xhiroje të fundit të pafat, ku pësoi një aksident që mund t’i kushtojë shumë në garë, por edhe për renditjen finale.
Jo vetëm ajo xhiro i hoqi atij pole position e mundshme, nga momenti që koha në pjesën e parë të pistës ishte më e mira, por vendi i tretë në një cirkuit ku garohet për herë të parë dhe ku nuk është lehtë të parakalosh, do t’ia vështirësoi duelin me Hamilton. Jo vetëm, por në qoftë se dëmtimi i mjetit Red Bull ka përfshirë edhe pjesë të rëndësishme, mund të parashikohet edhe një penalizim në vende.
Renditja per Çmimin e madh të Arabisë
1. Hamilton (Mercedes) 1’27”511
2. Bottas (Mercedes) 1’27”622
3. Verstappen (Red Bull) 1’27”653
4. Leclerc (Ferrari) 1’28”054
5. Perez (Red Bull) 1’28”123
6. Gasly (AlphaTauri) 1’28”125
7. Norris (McLaren) 1’28”180
8. Tsunoda (AlphaTauri) 1’28”442
9. Ocon (Alpine) 1’28”647
10. Giovinazzi (Alfa Romeo) 1’28”754
11. Ricciardo (McLaren) 1’28”668
12. Raikkonen (Alfa Romeo) 1’28”885
13. Alonso (Alpine) 1’28”920
14. Russell (Williams) 1’29”054
15. Sainz (Ferrari) 1’53”652
16. Latifi (Williams) 1’29”177
17. Vettel (Aston Martin) 1’29”198
18. Stroll (Aston Martin) 1’29”368
19. Schumacher (Haas) 1’29”464
20. Mazepin (Haas) 1’30”473 Arabise (A2 Televizion)