Po festonte golin e fitores, trajneri humb jetën në fushën e lojës

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 13:20 | Sporte të tjera
Po festonte golin e fitores, trajneri humb jetën në fushën e

Trajneri i një ekipi futbolli në Egjipt humbi jetën në moshën 53 vjeçare pasi pësoi një atak kardiak ndërsa festonte golin e fitores, i shënuar në minutat shtesë të takimit.

Ngjarja ndodhi gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë Egjiptiane, ku ekipi i Adham El-Selhadar, El Magd luante ndaj El Zarqa dhe fitorja erdhi pikërisht në momentet para rënies së bilbilit.

Goli solli festë të madhe përpara se turma të mësonte fatin e El-Selhadar i cili pësoi një atak në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi dhe jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos