Jean Todt mbështet ndërtimin e Automotoparkut në Elbasan: Projekt ambicioz

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 12:06 | Sporte të tjera

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, francezi Jean Todt, një nga figurat më të njohura të Formula 1 falë fitoreve krahas Ferrarit të Michael Schumacher, dërgoi sot një mesazh urimi për Shqipërinë, për iniciativën e forcimit të rregullave të sigurisë rrugore, por edhe për idenë e Automotorparkut që pritet të ndërtohet në afërsi të Elbasanit.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/334100861439587/

 “Falë mikut tim Niko Leka, president i Klubit Automobilistik Shqiptar, kam ndjekur me interes përpjekjet e ndërmarra nga qeveria shqiptare për forcimin e rregullave të sigurisë rrugore.

Jean Todt, një nga figurat më të njohura të Formula 1 falë fitoreve krahas Ferrarit të Michael Schumacher

Për sa i përket sigurisë rrugore, Todt tha se “dy vjet më parë, pata mundësinë për të diskutuar me kryeministrin Edi Rama, lidhur me rëndësinë e zbatimit të kësaj politike. Sot, dua të përgëzoj këtë përkushtim për një kontroll më të mirë të shpejtësisë në qendrën e qytetit dhe pranë shkollave, në veçanti të gjithë këmbësorëve dhe çiklistëve, duke iu siguruar korsi të dedikuara”.

https://a2news.com/2021/08/04/piste-f1-prane-lumit-shkumbin-ne-elbasan/

Për Automotoparkun, Todt theksoi se “ Shqipëria kishte një projekt ambicioz, krijimin e një qendre e dedikuar sporteve automobilistike, por edhe edukimit dhe formimit. Natyrisht, FIA e mbështet këtë nismë, e cila është në përputhje me përparësitë e saj, për zhvillimin e sportit dhe edukimin e të rinjve´. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos