F1, përplasja Verstappen-Hamilton, komisarët gjejnë fajtorin

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2021, 10:27 | Sporte të tjera

Fajin për aksidentin (pa pasoja) që ndodhi mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, e ka holandezi i Red Bullit.

Në këtë përfundim kanë dalë komisarët e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, që u fitua nga britaniku Hamilton, i cili barazoi me pikë në renditjen e përgjithshme rivalin Verstappen, me titullin kampion që do të zgjidhet në garën e fundit të Botërorit tashmë.

Pas analizës së telemetrisë, komisarët dolën në përfundimin se Max Verstappen frenoi me qëllim në një zonë ku nuk duhet ta bënte dhe kjo shkaktoi aksidentin, edhe pse pranojnë se Hamilton “mund ta kishte parakaluar” holandezin pa problem.

Për këtë arsye, Verstappen u ndëshkua me 10 sekonda penalitet pas garës, por që nuk ndikoi në rezultatin final të saj.

https://www.instagram.com/p/CXHX1uaoTB4/

Por, drejtuesit e Red Bullit nuk ishin aspak dakord me këtë ndëshkim. Helmut Marko tha: “Nuk jemi të kënaqur dhe nuk i pranojmë këto vendime. Inxhinierët tanë do të tregojnë qartë që Max frenoi gradualisht dhe jo në mënyrë të menjëhershme, siç pretendon Hamilton. Ishte britaniku ai që e përplasi nga mbrapa dhe shkaktoi dy të prera të mëdha në gomën e pasme të Verstappen”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/05/gjithcka-vendoset-ne-abu-dhabi-hamilton-triumfon-ne-arabine-saudite-me-pike-te-barabarta-me-verstappen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos