
Brazili raportoi numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë, i cili është gjithashtu dhe bilanci më negativ i humbjeve të jetëve në 24 orë në të gjithë hemisferën jugore.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Nelson Teich, 615 persona e humbën betejën përballë Covid-19 ditën e fundit, duke e çuar bilancin total të viktimave në më shumë se 8500.
Teich shtoi se tashmë është momenti kur qeveria mund të vendosë aplikimin e masave shtrënguese në disa nga zonat më të prekura nga pandemia.
Presidenti Jair Bolsonaro që nga fillimi e ka neglizhuar ashpërsinë e koronavirusit dhe ka inkurajuar qytetarët të vijojnë të shkojnë në punë. (A2 Televizion)