Brenda institucionit ku do të kryejë dënimin ish-ministri i Brendshëm

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2022, 12:48 | Kronikë

I rikonstruktuar në vitin 2014, por i njohur për shkak se në këtë burg mbahen bashkëpunëtorët e drejtësisë, si vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, Saimir Tahiri do të kalojë dënimin brenda këtyre qelive. Institucioni i sigurisë së zakonshme në Fier ka një kapacitet prej 600 të burgosurish e 180 të paraburgosur. Por më shumë se sa kapacitetet burgu i Fierit është një ndër më të vlerësuarit në Shqipëri.

Ky institucion penitenciar është i sigurisë së zakonshme dhe është realizuar në kuadër të programit IPA 2007-2010. Punimet për zbatimin e këtij projekti kanë filluar në shkurt 2011 dhe kanë përfunduar në dhjetor 2014. Ky projekt kishte një vlerë ndërtimi prej 14,3 milionë € dhe vlerë mobilimi 1,7 milionë €.

A2 CNN ka qenë brenda ambienteve të këtij burgu ku veç hapësirave të mëdha të ajrosjes apo dhe zonave rekreative, Burgu i Fierit rezervon një gamë të gjerë aktivitetesh siç janë praktikimi i të gjitha feve, librarinë me qindra tituj, shkollat profesionale por dhe jo vetëm.

https://youtu.be/1ujW9onCis0

Në burgun e Fierit ka dhe një sallë për aktivitete festive por edhe spital të dedikuar. Sipas njoftimit në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, aty zhvillohen aktivitete social- kulturore të shumëllojshme, aktivitete sportive në mjedise të posaçme të konceptuara për këtë qëllim, si dhe ushtrohen aktivitete fetare, sipas llojit të besimit.

Të paraburgosurve dhe të dënuarve, u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, kurse të formimit profesional etj. Në këtë burg, ish-ministrit të Brendshëm, do t’i lejohet të ketë vetëm 4 vizita në muaj. Orari për familjarët është nga e hëna në të premte, nga ora 08:30 deri në orën 15:00. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/05/denimi-i-tahirit-rama-e-kam-ditur-mire-cfare-kam-bere-kur-kam-udhehequr-reformen-ne-drejtesi/
https://a2news.com/2022/02/05/uli-skafoministrin-tahiri-perballe-obames-berisha-sulmon-ish-ambasadorin-amerikan-donald-lu/

A2 CNN Livestream

Latest Videos