
Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Call me”, duke vënë në pranga 2 persona, ndërsa janë sekuestruar me dhjetëra pajisje kompjuterike.
Në pranga janë vënë F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës. Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Ndërkohë, në një operacion të ngjashëm, u arrestua një person në Tiranë, ndërsa u proceduan 3 të tjerë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. F., nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 10 8000 euro. (A2 Televizion)