Fotografi francez Francis Meslet ka kaluar pothuajse një dekadë duke fotografuar kisha të braktisura në Europë.
Ai ka udhëtuar në disa vende, në Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Portugali; duke fotografuar kisha që dikur ishin të mbushura me besimtarë, ndërsa tani janë në “mëshirë të fatit”.
Duke shpresuar për të kapur shkëlqimin e tyre të zbehur para se të jetë tepër vonë, imazhet e fotografitë tregojnë objektet e vjetra dhe rrezet e diellit që bien në ambientet e mbushura me pluhur dhe rrënoja.
"Unë jam i interesuar për kalimin e kohës në arkitekturë, sesi një ndërtesë përpiqet t'i mbijetojë braktisjes, motit të keq dhe kohës", u shpreh ai. (A2 Televizion)