Prej dy ditësh zona malore e Kelmendit në Malësinë e madhe është pa energji elektrike.
Për shkak të motit me borë dhe erës së fortë, shumë nga linjat e transmetimit janë dëmtuar, nga vendi i quajtur Gropa të Selcës deri në Vermosh janë mbi 50 shkëputje të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren duke punuar në kushte tejet të vështira klimatike dhe të terrenit për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike sa më parë në këtë zonë, fshatrat e së cilës janë turistike dhe preferohen shumë, sidomos në festat e fundvitit. (A2 Televizion)