
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla, Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-gjyqtarin e Apelit të Fierit, Astrit Haxhialushi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë së gjyqtarit, Astrit Haxhialushi, vendim që u ankimua prej tij.
Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. (A2 Televizion)