
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, është takuar sot me përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shprehet se ka folur hapur për sfidat dhe presionin që duhet të përballojnë.
Ajo shprehu mbështetjen e SHBA-së, dhe këmbëngul për pavarësinë dhe integritetin e KPK-së në emër të drejtësisë në Shqipëri.
“Pata një takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku folëm hapur mbi presionin dhe sfidat që iu duhet të përballojnë. I falënderova për punën këtë vit, që vazhdoi pavarësisht Covid. SHBA mbështet, madje këmbëngul për pavarësinë dhe integritetin e KPK-së në emër të drejtësisë në Shqipëri”, shkruan Yuri Kim. (A2 Televizion)