Britania e Madhe regjistron 1280 viktima, nga e hëna karantinë për të gjithë udhëtarët

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 18:07 | Bota
Britania e Madhe regjistron 1280 viktima, nga e hëna karantinë

Epidemia e Mbretërisë së Bashkuar zyrtarisht vlerësohet të rritet, sipas numrit të fundit R, por të dhënat tregojnë se rastet e reja kanë filluar të bien.

Numri R i Mbretërisë së Bashkuar, i cili merr parasysh rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet, vlerësohet të jetë ndërmjet 1.2 dhe 1.3.

Kjo  tregon që numri i përgjithshëm i njerëzve me virus është ende në rritje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Por në Londër, ku kufizimet e rrepta hynë më herët, numri R është më i ulët. Në kryeqytet, vlerësimi është midis 0.9 dhe 1.2.

Britania e Madhe ka regjistruar edhe 1 280 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi, duke e çuar totalin në 87295, sipas shifrave të fundit të qeverisë.

Që nga ora 09:00 e mëngjesit të premten, kishte edhe 55 761 raste të konfirmuara laboratorike të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 3 316 019.

Kryeministri Boris Johnson njoftoi se të gjithë korridoret e udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar do të mbyllen nga ora 04:00 të hënën.

Kjo do të thotë që të gjithë ata që mbërrijnë në Britaninë e Madhe duhet të vetëizolohen ose karantinohen deri në 10 ditë pas mbërritjes në vend, shumica e udhëtarëve gjithashtu do të duhet të kenë nevojë për testim negativ Covid (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos