All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Britanikët nuk duan t’ia dinë, mbipopullohen plazhet anembanë vendit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 22:29 | Bota
All - Paragraf - 1

Nuk ka asnjë shans që britanikët të zbatojnë thirrjet e autoriteteve që të shmangin grumbullimet në plazhe për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të situatës nga pandemia e koronavirusit.

Edhe pse rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në ishull ishin 758, turma të mëdha njerëzish nuk u trembën, por duke iu gëzuar temperaturave të larta shijuan ditën në plazhet kryesore të vendit.

All - Paragraf - 3

Foto me të vërtetë shqetësuese vijnë nga Brighton, Dorset apo Essex të mijëra njerëzve që qëndrojnë pranë njëri tjetrit pa e vrarë mendjen për distancimin social. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos