
Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi atë që e quajti miqësi të përjetëshme mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, gjatë banketit shtetëror në Pallatin Bakingam, në fund të ditës së parë të vizitës në këtë vend.
Nga ana e saj, sundimtarja u shpreh se vendet kremtojnë aleancën shumëvjeçare e cila u ka mundësuar siguri e prosperitet dy popujve për dekada. Sot, kreu i Shtëpisë së Bardhë takohet me kryeministren në largim Theresa May, për bisedime të rëndësishme, siç i cilëson qeveria britanike.
Çështja e klimës dhë lufta kundër gjigandit kinez të teknologjisë Huawei janë në axhendën e diskutimeve. Të pranishëm në takim do të jenë edhe Sekretari për Punët e Jashtme, Jeremy Hunt, kancelari Philipp Hemond, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe vajza e Presidentit, Ivanka Trump.
Protesta masive janë planifikuar në qytete të ndryshme britanike, përfshirë Londrën. Vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar numri një i Uashingtonit e nisi me një sulm të ashpër ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan, të cilin e quajti një humbës të madh. (A2 Televizion)