
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka bërë që të shpërthejnë polemikat pasi ka deklaruar se ka qenë “gay”, por e kanë shëruar femrat e bukura.”
Në një nga fjalimet e tij, Duterte tha se një nga kritikët më të ashpër që ka sot për sot, senatori Antonio Trillanes, ishte homoseksual.
"Trillanes dhe unë jemi të ngjashëm. Por, unë u kurova”, tha Duterte.
Presidenti theksoi se “u bë burrë sërish” pasi njohu ish-bashkëshorten.
“Si përfundim, femrat e bukura më shëruan”, shtoi Duterte. (A2 Televizion)