Broja asist në finale, “tronditet” nga Ajax në minutat shtesë

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 21:05 | Futboll
Broja asist në finale, “tronditet” nga Ajax në minutat

Ëndrra e Armando Brojës për të fituar trofeun e tij të parë europian si protagonist u “shkërmoq” në minutat shtesë të përballjes kundër “gjigantëve” të Ajax, në finalen e Kupës së Holandës.  

Sulmuesi kuqezi i Vitesse por në pronësi të Chelsea, që deri më tani ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer, me 10 gola sezonale, shpresonte ta kurorëzonte atë me kupën, por nuk ishte e thënë.

https://youtu.be/_FxJu1lS4tw?t=88
Momenti i asist të Brojës

Ajax kaloi në avantazh me Gravenberch, por menjëherë Vitesse barazoi me Openda, falë një aksioni fantastik të 19-vjeçarit shqiptar të lindur në afërsi të Londrës.

Ndeshja po i shkonte kohës shtesë, kur David Neres në minutën 91 përfitoi duke shënuar golin e fitores për kampionët holandezë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos