Një buall që i shpëtoi pronarit të tij, plagosi 7 persona në rrugët e qytetit Yulin, në Kinë.
Kafsha vraponte nëpër rrugë duke goditur kalimtarët, madje futej edhe nëpër dyqane, siç shihet nga kamerat e sigurisë.
Pas disa minutash, policia e rrethoi dhe e vrau buallin.
Pronari i tij është kontaktuar dhe policia po heton ngjarjen. (A2 Televizion)