Zgjedhjet në 5 bashki, ja ku dhe kur votojnë kandidatët socialistë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 07:26 | Politikë

Zgjedhjet në 5 bashki, ja ku dhe kur votojnë kandidatët

A2 CNN mëson orarin dhe vendin e votimit të kandidatëve të Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku zhvillohen sot zgjedhjet e pjesshme.

Në zgjedhjet për Bashkinë e Beratit, kandidati Ervin Ceca voton në orën 9:30, te Stadiumi i ri i qytetit.

Për Bashkinë Cërrik, kandidati Florenc Doka voton rreth orës 11.00 në Qendrën e Votimit 2513 te "Shkolla Bujqësore", kati 2.

Në Bashkinë e Matit, kandidati Altin Bojni voton në orën 08:30 në Qendrën e Votimit 0930, te shkolla fillore “Lagjia e Re”.

Në Bashkinë Tepelenë kandidati socialist Gramos Sako voton në orën 8:00 në Qendrën e Votimit 4359, Nivice, Tepelenë.

Ndërsa në Bashkinë Vlorë, kandidatja Brunilda Mersini voton në orën 10.00 te Shkolla ”4 heronjtë” që ndodhet te "Sheshi i flamurit".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos