Sheshi Naqsh-e Jahan, ndër më të mëdhenjtë në botë, i ndërtuar në shekullin XVII në qytetin Isfahan Xhamia e Imamit, ndodhet pranë sheshit Naqsh-e Jahan dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO Pallati Golestan, një kompleks godinash me dekorime të rafinuara. Ndodhet në Teheran dhe ka qenë rezidenca zyrtare e dinastisë Qajar në shekullin XIX Pallati Golestan, nga brenda Persepolis ka qenë kryeqytetit i Perandorisë Akamenide, ose Perandorisë së parë Perse. Ndërtuar në vitin 515 para erës sonë, u shpall vend i Trashëgimisë Botërore në vitin 1979 Mbishkrimi behistun, në një gdhendje të Darit të Madh, Perandor pers që sundoi rreth viteve 500 para erës sonë. Mbishkrimi konsiderohet si një ndër sistemet më të hershme të të shkruarit. Citadela Arg-e Bam, një prej më të lashtëve në botë, gjendej në rrugën e Mëndafshit që lidhte lindjen me perëndimin Kulla Azadi, ose kulla e lirisë, ndodhet në qendër të Iranit. E ndërtuar nga Shahu i fundit, Mohammad Reza Pahlavi, për të kremtuar 2500-vjetorin e Shtetit Perandorak të Iranit Mauzoleumi i Ajatollahut të parë, Ryhollah Khomeini, themeluesit të Republikës Islamike, dhe familjes së tij. Aty ndodhen edhe varret e figurave të rëndësishme politike të pas Revolucionit
Pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të shkatërronte vendet historike të Iranit nëse do të kërkonte të hakmerrej.
Në Republikën Islamike ka qindra vende të tilla me rëndësi të madhe historike për Iranin dhe për botën, madje mbi 20 prej tyre kanë statusin e vendeve pjesë të Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
Disa prej më të rëndësishmeve mund t’i gjeni në galerinë e mësipërme. (A2 Televizion)