Ndryshon qeveria? Burime nga mazhoranca pohojnë mundësinë e zyrtarizimit nesër

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 12:37 | Politikë
Ndryshon qeveria? Burime nga mazhoranca pohojnë mundësinë e

Burime nga mazhoranca pohuan mundësinë e ndryshime në qeveri të hënën. Të njëjtat burime thanë se dy dikasteret më të mundshme për ndryshim janë Financat dhe Bujqësia.

Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca kanë qenë në qendër të kritikave për shkak të krizës, që u shoqërua me rritje të menjëhershme çmimesh dhe me protesta.

Ndërkohë, qëndrimet e tyre publike vetëm sa e përkeqësuan reagimin në popullatë. Prej ditësh është folur mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, por sipas burimeve duhet pritur e hëna për zyrtarizim nga kryeministri.

Por, një tjetër mundësi është edhe Kongresi i Partisë Socialiste, më 9 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos