Kriza e çmimeve të larta, Berisha: Nuk vjen nga lufta, por nga vjedhja

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 11:44 | Politikë
Kriza e çmimeve të larta, Berisha: Nuk vjen nga lufta, por nga

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Tepelena dhe për krizën e çmimeve të larta që ka përfshirë vendin tonë prej disa javësh sipas të cilit ajo nuk vjen nga lufta në Ukrainë, por nga vjedhja.

Berisha deklaroi se qeveria zbrazi kaskadën e Drinit duke e shitur energjinë lirë vitin e kaluar, ndërsa për naftën u shpreh se qeveria merr 1 euro taksa për çdo litër, gjë që e dëmton shumë qytetarin

“Qeveri ka veshur lëkurën e qengjit dhe gjoja ministrat dalin në markete dhe merren me çmimet. Energjia në Shqipëri ka koston më të ulët pasi prodhohet nga uji dhe 2/3 prodhohen nga HEC-e që e kanë nxjerrë veten 10 herë. Bën një krim të tmerrshëm. Në 2021 janë prodhuar në vend sa kurrë në histori falë HEC-ve të reja 8 miliardë kilovat orë, kur konsumi është 5 miliardë. Kemi një rezervë të madhe digash. Kaskada e Drini është një rezervë e mrekullueshme. Më korrik ajo ishte në nivele maksimale dhe këta shitën, hapën turbinat dhe shitën me 42 euro megavatin, në një kohë kur në treg shitej me 130 euro. Ai që e bleu e shiti pranë 130 euro dhe diferencën e ndau me kryeministrin, ministrin. Dhe tani Fierza ka arritur në pikën e vdekjes. Në shtator ata kishin zbrazur kaskadën. Dhe tani e ka fajin lufta, jo e ka vjedhja.

Në Milano, nafta shitej 1.7 euro, në Shqipëri 2.2 euro. Italia nuk ka naftë, ne kemi 1 milion ton. Ke shumë mundësi që naftën ta futësh në listën e çmimeve të rregulluara. 13 vende të BE kanë ulur taksën për naftën për të lehtësuar qytetarët, kurse këtu te ne ka 4 taksa dhe 3 tarifa. Në çdo litër, 1 euro e merr shteti taksa. Po vazhdove kështu sigurisht që i rrit çmimet në stratosferë dhe arrin në mentalitetin komunist që vetura duhet të kenë vetëm zyrtarët”, tha Berisha në “Foltoren”  e Tepelenës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos