Oerd Bylykbashi iu drejtua sërish Ramës mbi intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport”, duke i kërkuar të përgjigjet nëse ka gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit.
“Më kanë arrestuar njëherë në Bolonja. Ka dy mundësi zoti Rama:
1. Ose në delir e sipër ke gënjyer median italiane
2. Ose ke gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet të përgjigjesh për këtë.
Je gënjeshtar delirant apo të duhet të dorëzosh mandatin si çereku i deputetëve të partisë tënde?”, shkruan Bylykbashi.
Në pjesën e intervistës, të cilës i referohet Bylykbashi, gazetari italian citon Ramën: “Një herë më arrestuan në Bolonja sepse u revoltova kundër një polici, që pyeti një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark, e cila nuk kuptonte italisht”.
(A2 Televizion)