
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do t’iu përgjysmohet rroga, të paktën për një tremujor. Ky është vendimi i marrë nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, e drejtuar nga Gramoz Ruçi.
Masa merret në shenjë solidariteti me qytetarët dhe bizneset e prekur nga masat ndaluese të koronavirusit, dhe si kontribut në lehtësimin e përballimit të nevojave. (A2 Televizion)