
Burime për A2 kanë konfirmuar se, në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, grupi parlamentar socialist mori vendim për heqjen dorë nga gjysma e pagës dhe vënien në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e luftës.
Mësohet se Partia Socialiste do të dorëzojë nesër një shkresë përkatëse në Kuvend.
A2 kontaktoi dhe me deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, të cilët konfirmuan se gjithçka mbetet në dorë të tyre, pasi kryeministri nuk mund t’i detyrojë.
Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre do t’i bashkohet kolegëve të mazhorancës. (A2 Televizion)