
Pas akuzave të Oerd Bylykbashit se Edi Rama nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit një ndalim nga policia në Bolonja, vite më parë, ka ardhur menjëherë reagimi i kryeministrit.
“O Zot të lutem në gjunjë t'u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç'nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve '90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!”, shkruan Rama në Twitter.
Rama vazhdon edhe më tej: “Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s'paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!”. (A2 Televizion)