
Kryeministri Edi Rama raporton se eksportet e prodhimeve bujqësore pësuan një rritje të ndjeshme në 3 muajt e para të vitit edhe pse vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.
Sipas kreut të qeverisë, ka pasur probleme me disa produkte bujqësore, por megjithatë zinxhiri i aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës vijon normalisht,
“Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi - ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”, shkruan Edi Rama në Facebook. (A2 Televizion)