
Shqipëria ishte një ndër pjesëmarrëset në stërvitjen “Carpathian Eagle 2020”, e cila u zhvillua këto ditë në Rumani.
Mediat rumune dhe Ministrja e Mbrojtjes atje raportojnë se trupat ushtarake e arritën qëllimin, duke zhvilluar tema si ajo e hedhjes nga ajri me parashutë, qitje, xhenio, operacione shpëtimi, etj.
Në stërvitje morën pjesë 6 vende të Ballkanit: Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.
Ushtarakët shqiptarë që ishin prezentë iu përkisnin Forcave Speciale, pasi edhe kolegët e tyre ballkanikë ishin gjithashtu të përzgjedhur si trupa elitë.
Stërvitja u krye me qëllim forcimin e mëtejshëm të ndërveprueshmërisë në operacionet e spektrit të plotë për Forcat Speciale. (A2 Televizion)