Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se janë zhvlerësuar të gjithë akreditimet e vëzhguesve të KZAZ-së që ndodhet në shkollën “1 Maji”, në Tiranë.
“Procesi i numërimit, deri para incidentit, ka shkuar shumë mirë. Për ta risjellë situatën në normalitet kemi zhvendosur që të shfuqizojmë të gjithë akreditimet e vëzhguesve dhe kemi dhënë akreditime të reja për vëzhgues të rinj, për të 13 subjektet zgjedhore. Në këtë sallë, nga tani e tutje, do të jenë vëzhguesit e subjekteve, organizatave jofitimprurëse, punonjësit e medias dhe kandidatët”, tha Celibashi.
"Mendoja se ishin numërues ose komisionerë, por më thanë se incidenti ishte nga pjesa e vëzhgimit", theksoi Celibashi.
Gjithashtu, Celibashi shtoi se është autorizuar një pushim prej 4 orësh për këtë KZAZ. (A2 Televizion)