Kryesuesi i listës së Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu shprehu rezerva për rezultatin e zgjedhjeve në këtë zonë, duke hedhur akuza për qeverinë se ka futur dorën në disa qendra votimi.
Sipas Mziut, Partia Demokratike dhe opozita kishin pritshmëri për të marrë 4 mandate në qarkun e Dibrës.
“Është një moment emocionues dhe për shkak të lëvizjes së ngushtë. Është jashtë çdo lloj parashikimi. Ka qendra votimi që kanë qenë bastione të PD që kanë dalë me rezultat negativ dhe anasjelltas. Kjo do të thotë që nuk ka pasur një garë normale. Qeveria ka futur dorë te disa qendra votimi. Ne ishim përgatitur për më shumë dhe për mandatin e 4, por realiteti është ndryshe”, tha Mziu. (A2 Televizion)