Numërohen më shumë se 70% e kutive të votimit. PS humbet një tjetër mandat, por kryeson

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 22:08 | Politikë
Numërohen më shumë se 70% e kutive të votimit. PS humbet

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e vendit, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Pas orës 22:00 janë numëruar më shumë se 70% e kutive, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktual mund të marrë deri në 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste 48,96% të votave.

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 39,34% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim 6,84% të votave.

Partia Socialdemokrate 2,24% të votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos