Gjobiten me 3 mijë lekë numëruesit që vonuan procesin

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 22:37 | Politikë
Gjobiten me 3 mijë lekë numëruesit që vonuan procesin

Në një deklaratë për mediat, KQZ reagoi ndaj vonesave që kanë ardhur në disa KZAZ në vend.

Zëdhënësja e KQZ bëri të ditur se në 18 KQZ janë numëruar më pak se 50% e qendrave të votimit dhe për këtë arsye anëtarët e KZAZ-ve janë gjobitur me 3 mijë lekë.

“Disa KZAZ kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë në administrim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e KZAZ, të cilat deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos