
Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kthehet në agjendën e Bashkimit Europian. Krerët e diplomacisë së Unionit do të diskutojnë në mbledhjen e 17 nëntorit për hapjen e negociatave për dy vendet.
Futja në agjendë e këtij diskutimi është bërë me kërkesë të Italisë, e cila ka kërkuar me këmbëngulje që Tirana dhe Shkupi të merrte dritën jeshile për negociatat.
Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë Franca dhe Holanda, që kundërshtuan në tetor përparimin e dy vendeve drejt BE. Këshilli Europian pritet të mblidhet në dhjetor, por nuk dihet ende nëse diskutimi i ministrave të Jashtëm do të transferohet sërish te krerët e shteteve. Ne samitin e tetorit, u dakordësua që çështja e negociatave do të trajtohej para samitit të Zagrebit për Ballkanin perëndimor që mbahet në maj 2020. (A2 Televizion)