Dekreti i Metës për Gjykatën Kushtetuese, Spiropali: Iu kundërvu Shteteve të Bashkuara

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2019, 17:39 | Politikë
Dekreti i Metës për Gjykatën Kushtetuese, Spiropali: Iu

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas dekretit të Presidentit Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

“Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtësia”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos