
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka lëshuar akuza të ashpra në lidhje me procesin e përzgjedhjeve të anëtarëve të rinj që do të plotësonin vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese.
Ilir Meta tha se për çdo vakancë duhet të kishte 3 emra të ndryshëm dhe jo të qarkullonin të njëjtët. Sipas tij ky është një proces i paracaktuar.
“Për çdo vend duhet të kishte emra të ndryshëm dhe jo të njëjtët emra për 4 vende. Ky është një proces i paracaktuar. Nuk janë të paktë kandidatët që janë skualifikuar me motive të dyshimta. Nuk i kemi bërë publike këto gjëra sepse nuk donim ta prishnim këtë proces”, tha Meta. (A2 Televizion)