Çfarë fituam nga turizmi? Bello: Asnjëherë nuk është promovuar Shqipëria si destinacion me çmime të ulëta

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 19:35 | Aktualitet
Çfarë fituam nga turizmi? Bello: Asnjëherë nuk

“Asnjëherë nuk është promovuar Shqipëria si destinacion me çmime të ulëta”. Kështu u shpreh zv/ministrja e Turizmit, Vilma Bello në A2 CNN e ftuar në Ditarin e mbrëmjes, ku foli në lidhje me sezonin turistik në vendin tonë.

Teksa zbuloi se këtë vit Shqipërinë e kanë vizituar 30% turistë më shumë se një vit më parë, zv/ministrja tregon se marketimin më të madh këtë vit e kanë bërë mediat e huaja apo vetë personat që e kanë qenë në Shqipëri dhe kanë ftuar miqtë e tyre.

“Kishim nga të gjithë llojet e turistëve, nga ata që kërkonin çmime të ulëta, por edhe ata që kërkonin të larta. Tregu vetërregullohet. Asnjëherë nuk është thënë që ne duam turizëm masiv, por asnjëherë nuk e kemi ndaluar. Nëse kemi një promovim të Shqipërisë, kjo ka sjellë dhe rritje të numrit të turistëve. Sot kemi 30% më shumë turistë.

Operatorët kanë qenë të kënaqur për arritjet e këtij viti. Marketimi këtë herë nga vetë turistët. Ka nga ata që nga përvoja e mirë kanë sjellë dhe miq të tyre. Turistët gjetën në Shqipëri atë që kërkonin, bukuri, trashëgimi, kulinari. Në Shqipëri mund të gjesh gjithçka edhe pse është vend i vogël. Shumë mediat të huaja kanë qenë të fokusuara këtë vit te Shqipëria”, tha mes të tjerash Bello. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos