Çfarë vjen pas titullit kampion? Kapiteni i Teutës, Proj: Më kanë kërkuar edhe në Australi

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 04:40 | Aktualitet
Çfarë vjen pas titullit kampion? Kapiteni i Teutës, Proj:

Kapiteni i Teutës në basketboll, Panajot Proj, zbulon se disa skuadra të ndryshme janë Shqipërisë kanë shfaqur interes për të. Një marrëveshje i erdhi në tavolinë edhe nga Australia, por në fund ajo nuk u konkretizua. “Ëndrra e çdo lojtari është që të luaj në nivele të larta dhe jashtë Shqipërisë. Kam pasur kontakte nga Australia, por për shkak të një mosmarrëveshjeje nuk arrita që të shkoj”, tha Proj.

Megjithatë, ai këmbëngul se për momentin ndihet mirë te Teuta, dhe po shijon titullin kampion. “Trofeu është kënaqësi e madhe pasi arritëm t’ia dalim nga beteja e parë te e fundit. Kemi pasur përballje dhe lëkundje në stërvitje dhe ndeshje. Por të gjithë bashkë ia dolëm deri në fund. Një ditë para gjysmëfinales kam thyer hundën dhe duke parë të arsyeshme se duhet të luaja me patjetër, kam sakrifikuar. Ne jemi një grup shumë i mirë dhe jemi edukuar me sport që të vegjël në mënyrën e duhur falë trajnerit Besim Dervishaj. Ishte inspirimi ynë që ne jemi këtu sot dhe falë atij ne dolëm kampion”.

Proj zbulon edhe idhujt e tij në basketboll: “Një nga figurat e basketbollit dhe ikonë që unë pëlqej është Erkand Karaj, ish kapiteni i Tiranës, që më ka motivuar. Në NBA është ylli Stephen Curry”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos