Champions femra, Vllaznia sfidon bjelloruset e Minsk për biletën e grupeve

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 11:12 | Futboll
Champions femra, Vllaznia sfidon bjelloruset e Minsk për biletën e

Pas fitores emocionuese në gjysmëfinalet e kualifikueseve për në Champions League, përballë ekipit turk të Alg Spor, Vllaznia e femrave luan sot finalen, e cila vlen për grupet e Champions League.

Vajzat shkodrane ndeshen me skuadrën bjelloruse të Minsk, takim i cili do të luhet në orën 14:00, sërish në stadiumin "Loro Borici".

Kampionet e Shqipërisë kërkojnë të përsërisin suksesin e një viti më parë, atje ku bënë historinë duke arritur madje deri në fazën me eliminim direkt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos