Trajneri me koronavirus ndjek stërvitjen me anë të dronit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 11:04 | Futboll
Trajneri me koronavirus ndjek stërvitjen me anë të dronit

Në prag të një ndeshje mjaft të rëndësishme në Serie A, si ajo ndaj Napolit ditën e diel, te Milani situata nuk është aspak e qetë sa i përket koronavirusit, i cili ka prekur stafin teknik.

Pas trajnerit Pioli, klubi konfirmoi pozitiv edhe zëvendësin e tij Giacomo Murelli dhe në sfidën e fundjavës, kuqezinjtë pritet të kenë në stol ish-mbrojtësin Daniele Bonera.

Megjithatë, edhe pse në një situatë të tillë, sërish trajneri Pioli nuk ka qëndruar pasiv. Edhe pse të mërkurën në Milanello ishin vetëm 10 lojtarë, sërish stërvitja e tyre u ndoq nga trajneri me anë të një droni, i cili filmonte gjatë gjithë kohës stërvitjen.

Në mbyllje të seancës stërvitore, Ibra dhe lojtarët e tjerë rezervuan edhe një përshëndetje speciale për trajnerin e infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos