Champions humbet Ronaldon dhe “tulipanët”, Atletico dhe Benfica në çerekfinale

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 22:58 | Futboll
Champions humbet Ronaldon dhe “tulipanët”, Atletico dhe Benfica

Manchester United dhe Ajax janë eliminuar nga Champions Leagur, ndërsa Atletico Madrid dhe Benfica kanë arritur të sigurojnë një biletë për çerekfinalet e këtij kompeticioni.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 0-1 në “Old Trafford” me gol të shënuar nga Renan Lodi në minutën e 41, ndërsa ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 1-1.

Ndërkohë, edhe Ajax gaboi përballë tifozëve të saj teksa u mposht me të njëjtin rezultat nga Benfica, ndërsa takimi i parë në Portugali ishte mbyllur në barazim 2-2.

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhen edhe dy takimet e tjera të kësaj faze, Juventus-Villarreal dhe Lille-Chelsea. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos