Dinamo sërish me trajner italian, nesër prezantohet Vanoli

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 17:53 | Futboll
Dinamo sërish me trajner italian, nesër prezantohet Vanoli

Italiani Rodolfo Vanoli do të jetë trajneri i ri i Dinamos të paktën për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se 59-vjeçari do të prezantohet ditën e mërkurë për mediat.

Vanoli do të vijë te Dinamo nga skuadra sllovene e FC Koper, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipe të tjera në Slloveni, Zvicër, por edhe në ligat e ulëta italiane. Si futbollistë, kulmin e karrierës Rodolfo Vanoli e ka pasur me skuadrën e Udineses.

Trajneri italian do të zëvendësojë te blutë e kryeqytetit Bledar Devolli, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës pas një eksperiencë më të shkurtër se një muaj.

Aktualisht, Dinamo gjendet në vendin e parafundit në renditje, i cili të çon një kategori më poshtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos